Rezultatet tregojnë se disa prej këtyre produkteve mund të jenë të dobishëm për zvogëlimin e ngarkesës virale, ose sasisë së virusit në gojë pas infektimit dhe mund të ndihmojnë në zvogëlimin e përhapjes së SARS-CoV-2, koronavirusit që shkakton COVID-19, transmeton lajmi.net.
Një grup mjekësh dhe shkencëtarësh në Penn State College of Medicine testuan disa shpëlarës oral dhe nazofaringeale në një mjedis laboratorik për aftësinë e tyre për të inaktivuar koronavirusët njerëzorë, të cilët janë të ngjashëm në strukturë me SARS-CoV-2.
Produktet e vlerësuara përfshijnë një solucion 1% të shamponit për fëmijë, pastrues të gojës me peroksid dhe larës të gojës.
Studiuesit zbuluan se disa nga shpëlarjet e hundës dhe të gojës kishin një aftësi të fortë për të neutralizuar koronavirusin njerëzor, gjë që sugjeron që këto produkte mund të kenë potencialin për të zvogëluar sasinë e virusit të përhapur nga njerëzit që janë COVID-19-pozitivë.
Ekipi përdori një provë për të kopjuar ndërveprimin e virusit në zgavrat e hundës dhe gojës me shpëlarjet dhe larësit e gojës. Pretendimi i studimit është se larja e gojës do të ndalojë njerëzit që e kanë koronavirusin ta kalojnë sa më shpejt.
Virusi i përdorur në studim nuk ishte COVID-19. Ishte një virus i përafërt. Larja e gojës është e shkëlqyeshme për shëndetin oral. Është e shkëlqyeshme për dhëmbët, mishrat e dhëmbëve dhe higjienën e dhëmbëve. /Lajmi.net/