Në vitin 2014, numri i njerëzve të diagnostikuar me sëmundjen e diabetit arriti në 422 milion. Ajo është në rritje në veçanti në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, shkruan “TopChannel”.

Diabeti është një nga shkaktarët kryesorë të verbërisë, problemeve me veshkat, sulmit në zemër, sulmit në tru dhe amputimit të gjymtyrëve, transmeton lajmi.net.

Stili i papërshtatshëm i jetesës mund të shkaktoj diabeti, këtu përfshihet ushqyerja e keqe, duhani dhe mungesa e aktivitetit fizik. Një studim i fundit, ka nxjerrë konkluzionin se stresi është një kontribues i rëndësishëm në shfaqjen e diabetit.

Stresi Psikologjik Dhe Diabeti

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ditët e sotme, njeriu është i stresuar në shumicën e kohës. Problemet financiare, trafiku, shqetësimet në punë e në familje mund të jenë shkaktarë të njëpasnjëshëm të stresit.

Stresi kronik është fajtor për prishjen e ekuilibrave të organizmit duke e bërë atë më të brishtë. Niveli global i stresit nuk është e njëjtë në çdo shtet apo shoqëri, megjithatë shkencëtarët kanë vënë re se vendet në zhvillim janë më të prekura nga stresi.

Varësia Ndaj Celularit

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Studimet konfirmojnë se njerëzit që stresohen vazhdimisht në punë ose janë emocionalisht të stresuar kanë më shumë gjasa të preken nga diabeti, transmeton lajmi.net.

Një nga faktorët që rrisin nivelin e stresit tek moshat e reja është varësia ndaj pajisjeve teknologjike. Falë tyre, të rinjtë nuk flenë mjaftueshëm dhe kanë probleme shëndetësore të cilat të kombinuara me stresin nxisin shfaqjen e diabetit.

Stresi nxit vese dhe probleme me konsumin e lartë të ushqimeve të shpejta dhe pijeve energjike të cilat janë të varfra në ushqyesit e nevojshëm. Kësisoj, ushqyerja e keqe e nxitur nga stresi kontribuon në mbipeshë, diabet dhe sëmundjet kardiovaskulare.

Stresi Është I Keq Edhe Për Diabetikët

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Stresi i fut diabetikët në një rreth të rrezikshëm që nxit ankthin dhe depresionit. Veç tyre, stresi rrit inflamacionin dhe dëmtimin qelizor që arrijnë të përkeqësojnë simptomat e diabetit. /Lajmi.net/