A duhet ta përdorim uthullën e mollës për dietë?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Në sasi të vogla, uthulla e mollës mundet të përdoret si pjesë e dietës për të humbur peshë, shkaku i nivelit të lartë të acidit acetik që ka në përmbajtje, shkruan “Health.Harvard”.

Sasia e duhur e përdorimit është një ose dy lug çaji para ose gjat konsumimit të ushqimit, transmeton lajmi.net.

Me mijëra vjet uthulla e mollës është përdorur për të rritur fuqinë e organizmit, detoksifikim, si antibiotik etj. Edhe pse si antibiotik nuk përdoret më, tani është shumë e përdorur për humbje të peshës.

Testimet janë bërë edhe në kavje laboratori, dhe më pas edhe në njerëz. Personat që konsumuan një ose dy lugë uthull në ditë, humbën deri në dy kilogram më shumë se personat që nuk konsumuan fare.

Advertisement

Gjithashtu konsumimi i uthullës së mollës ka rezultuar i shëndetshëm edhe për pacientët me diabet të tipit 2.

Anët negative të konsumit janë se nëse konsumohet direkt, mund të shkaktoj probleme në lukth, pra duhet të përdoret në sallatë ose në gjellë. Gjithashtu personat që perdorin medikamente për presion të lartë të gjakut, duhet ta shmangin përdorimin e uthullës.

Efekti i uthullës së mollës nuk është aq i fuqishëm, prandaj vetëm në rastin se ne ndjekim një dietë të shëndetshme, vetëm atëherë mund të ketë një efekt pozitiv. /Lajmi.net/

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy