Pavarësisht qimeve, gjumit të parehatshëm dhe gjithçka tjetër që vjen me të fjeturit me qen, rreth gjysma e pronarëve i lejojnë përsëri qentë e vetë në shtrat, shkruan “MayoClinic”.

Edhe pse kjo duket plotësisht e padëmshme, komuniteti i personave që mbajnë qen përsëri bie në dy kategori: ata që i shqetëson ideja e të fjeturit me një qen, dhe ata që ndjenjë lumturi të bëjnë këtë, transmeton lajmi.net.

Pavarësisht preferencave personale, a është gabim të ndani shtratin me qenin tuaj?

Përgjigja e shkurtë: epo, nuk është e qartë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në një studim nga Mayo Clinic në vitin 2017, u kuptua se shumë njerëz në fakt ndihen shumë më mirë kur flenë me kafshën e tyre shtëpiake.

Shumica e personave do të mendonin se të pasurit një kafshë shtëpiake në dhomë gjatë gjumit do të iu pengonte gjumin, por kjo nuk është patjetër e saktë. Nëse flini me kafshën tuaj, sigurisht do të duhet të zgjoheni disa herë gjatë natës shkaku i tyre.

Por disa persona nuk e kanë problem këtë, sepse kënaqësia që ata marrin kur përqafojnë qenin e tyre, është më e fuqishme sesa jo rehatia që marrin si shkak i lëvizjeve të vazhdueshme të qenit.

Studimi konkludoi se kualiteti i gjumit është shumë më i dobët tek personat që flenë me kafshën e tyre, mirëpo nuk ka asnjë rrezik ose efekt negativ tjetër. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";