A do të ftoheni nëse dilni jashtë gjatë dimrit?

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjithë e kemi dëgjuar, “Mos dil në të ftohtë, do të ftohesh”, shkruan “Good”. Por a është e vërtetë?

Epo jo saktësisht. Si me shumë gjëra të tjera, realiteti është pak më i kompiluar, transmeton lajmi.net.

I ftohti nuk është arsyeja pse ftoheni. Por është e vërtetë që moti i ftohtë e bënë më të lehtë të sëmureni.

Është akoma shumë herët për të ditur se si e ndikon i ftohti Covid-19, por shkencëtarët kanë filluar të kuptojnë se ky virus reagon nda të ftohtit më ndryshe nga viruset dhe gripat e tjera.

Advertisement

Shumë viruse, duke përfshirë rhinovirus, që është shkaktari i ftohjes së zakonshme, qëndrojnë infektuese për më gjatë dhe shumohen më shpejtë në temperatura të ftohta.

Kjo është pse të gjithë sëmuren më lehtë gjatë dimrit. Veshja e një xhakete të trashë nuk do të luaj ndonjë rol në këtë fushë.

Moti i ftohtë do të ndryshoj membranën e jashtme të virusit, duke e bërë atë më të fuqishme. Kjo e bënë qëndrueshmërinë më të madhe dhe transmetimin më të lehtë.

Nuk është vetëm temperatura që e bënë dallimin, edhe ajri i thatë ndikon që viruset të përhapen më të lehtë dhe rrinë infektuese për më gjatë.

Advertisement

Mënyra se si reagon edhe imuniteti juaj ndaj virusit është i rëndësishëm. Thithja e ajrit të ftohtë ndikon në mënyrën se si reagon imuniteti ndaj infeksioneve, prandaj mbajtja e një shalli mbi hundë dhe gojë do të ndihmoj.

Mungesa e rrezeve të diellit gjithashtu është problem i madh sepse mungesa e vitaminës D e bënë trupin më të dobët ndaj infeksioneve.

Për tu mbrojtur nga viruset sezonale dhe ftohja, ja çfarë mund të bëni.

Lani duart shpesh.

Advertisement

Mos prekni fytyrën, gjë që njerëzit  bëjnë 8-23 herë në orë.

Pini shumë ujë, të paktën 8 gota në ditë.

Hani ushqime të shëndetshme.

Rrini aktiv fizikisht gjatë gjithë kohës.

Advertisement

Pastroni sipërfaqet e forta në shtëpi vazhdimisht.

Merrni vaksinën kundër gripit.

Dhe diçka që vlen për këtë vit, merrni vaksinën anti-covid kur të vij radha juaj. /Lajmi.net/

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy