Ky frut është një përzierje e jashtëzakonshme e aromës dhe shijes së ëmbël me vlera të shumta ushqyese, shkruan “AgroWeb”.
Të klasifikuara si një nga ushqimet më të dobishme për shëndetin, qershitë kanë vlera të larta terapeutike, transmeton lajmi.net.
Ato janë të pasura me antioksidantë, janë një anti-inflamator i mirë dhe janë të dobishme në parandalimin dhe trajtimin e artritit.
Janë Të Pasura Me Vitaminë C
Vitamina C ndihmon trupin në prodhimin e kolagjenit.
Ajo ndihmon në krijimin e indeve të reja dhe ndikon në shërimin e shpejtë të plagëve.
Siç dihet kjo vitaminë shërben si një antioksidant i fuqishëm, që forcon imunitetin dhe na mbron nga sëmundje të ndryshme.
Ulin Kolesterolin
Një nga avantazhet e qershive të thara është se ato përmbajnë nivele të konsiderueshme të xhelatinës që ul shkallën e kolesterolit të keq (LDL).
Duke ulur kështu edhe rrezikun e prekjes nga sëmundjet koronare.
Janë Të Pasura Me Antioksidantë
Antocianinat janë substanca që u japin qershive ngjyrën e kuqe të errët.
Ato janë përforcues të qelizave që parandalojnë rritjen e radikaleve të lira në trupin tuaj. Këto radikale të lira, janë grimca të vogla që prodhojnë një përgjigje zinxhir dhe dëmtojnë qelizat tona.
Përforcuesit e qelizave gjithashtu pengojnë plakjen dhe ndihmojnë në shmangien e sëmundjeve kronike duke përfshirë sëmundjet koronare, diabetin, alzheimerin, mbipeshën dhe kancerin.
Lehtësojnë Dhimbjet
Niveli i lartë i përforcoesëve qelizorë tek qershitë, ndihmojnë trupin të zbusë dhimbjet dhe inflamacionin.
Për më tepër, qershitë e thara mund të lehtësojnë dhimbjen e muskujve pas stërvitjes dhe shërbejnë për tu rikuperuar më shpejt.
Përmbajnë Bakër
Një nga përparësitë e qershive të thara është se ato kanë përmbajtje të lartë të bakrit, i cili ndihmon në prodhimin e kolagjenit.
Bakri i mban indet tuaja të forta dhe ju mbron nga radikalet e lira që mund të dëmtojnë indet.
Rregullojnë Ciklin E Gjumit
Një nga avantazhet e qershive të thata është se ato mund t’ju ndihmojnë të flini më mirë.
Siç tregohet në studimet ku AgroWeb.org mbështetet, qershitë janë një nga burimet kryesore ushqimore të melatoninës.
Melatonina është një hormon që rregullon ciklin “gjumë-zgjim”.
Konsumi i qershive një orë para gjumit, mund t’ju ndihmojë të bëni një gjumë të qetë dhe të thellë.
Janë Të Pasura Me Vitaminë A
Vitamina A mund të ndihmojë në krijimin e qelizave të reja dhe të ndihmojë në shërimin e shpejtë të plagëve pas një lëndimi.
Ajo gjithashtu mban lëkurën tuaj elasike dhe forcon shikimin.
Përmban Kumarinë
Kumarina është një substancë që gjendet në bimë të shumta.
Ajo ka ndikim të madh në hollimin e gjakut, duke zvogëluar kështu rreziqet e goditjeve në tru dhe sulmet koronare.
Ulja e rrezikut të prekjes nga artriti
Në një studim, pacientët që përjetuan simptomat e sëmundjes së artritit, një lloj inflamacion i kyçeve, i shkaktuar nga prania e lartë e acidit urik, konsumuan qershi për vetëm dy ditë.
Rezultatet treguan për një rrezik 35% më të ulët të prekjes nga artriti, të pacientëve që konsumuan qershi. /Lajmi.net/