94% e njerëzve thanë se buzëqeshja është gjëja e parë që ata vërejnë kur takojnë dikë. Dhe megjithëse shumica prej nesh ëndërron të ketë një buzëqeshje rrëzëllitëse, shumë prej nesh nuk po bëjnë atë që duhet për të pasur një të tillë, transmeton lajmi.net.

“Bright Side” tregon arsyet pse dhëmbët nuk shkëlqejnë.

  1. Ju përdorni manaferra kur piqni një ushqim.

Megjithëse manaferrat e freskëta janë të shëndetshme, ato janë gjithashtu të njohura për shkaktimin e njollave te dhëmbët. Shumë njerëz e dinë se ngrënia e manaferrave në ngjyrë të errët mund të ndikojë në shkëlqimin e dhëmbëve tuaj, por ngrënia e tyre tek ëmbëlsirat, ose si reçel, mund të shkaktojë ngjyrën e verdhë. Megjithëse, kur bëhet fjalë për luleshtrydhet, efektet e tyre për zbardhjen e dhëmbëve janë mbresëlënëse: këto manaferra të shijshme mund ta bëjnë buzëqeshjen tuaj më të ndritshme pa dëmtuar smaltin.

  1. Ju nuk pini çaj të ftohtë.

Soda e sheqerit dhe pijet e freskëta mund të prishin smaltin e dhëmbëve tuaj, por çaji i ftohtë në të vërtetë mund t’ju ndihmojë të kujdeseni për ngjyrën e bardhë. Shumica e çajrave të ftohtë përmbajnë acid, një përbërje organike që gjithashtu gjendet në luleshtrydhe, që ka veti të forta zbardhuese. Ajo gjithashtu rrit prodhimin e pështymës, e cila, nga ana tjetër, ndihmon në luftimin e prishjes së dhëmbëve dhe parandalimin e njollave.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  1. Ju notoni shumë.

Nëse jeni një notar i përkushtuar dhe kaloni mbi 6 orë në javë në një pishinë, ka shumë të ngjarë që të vëreni një ngjyrë kafe në dhëmbët tuaj. Kur notoni, mund të fusni pa dashje ujë në gojë, dhe të gjitha kimikatet në ujin e pishinës mund të shkaktojnë njolla në dhëmbët tuaj.

  1. Ju përdorni shpëlarës goje.

Shpëlarja e gojës supozohet se mban një aromë të freskët në gojën tuaj, por ia vlen të kontrolloni etiketat para se të blini shishen. Disa përbërës në vend që të ndriçojë dhëmbët tuaj, mund t’i zverdhin ata.

  1. Po përdorni një furçë dhëmbësh të fortë.

Përdorimi i një furçe dhëmbësh të fortë nuk do t’i bëjë dhëmbët tuaj më shumë të bardhë. Në fakt, larja tepër agresive mund të konsumojë smaltin tuaj të dhëmbëve. Kjo, nga ana tjetër, mund t’i prishë apo t’i zverdhë ata më shpejt. Stomatologët rekomandojnë përdorimin e një furçe dhëmbësh të butë ose ekstra-të butë dhe ta zëvendësoni atë sapo fijet të hapen.

  1. Ju gatuani me erëza të caktuara.

Disa erëza shumë të pigmentuara mund t’i njollosin dhëmbët dhe t’i kthejnë në të verdhë. Nëse nuk ju pëlqen shija e vakteve të thjeshta, përdorni erëza të tilla si shafrani i Indisë ose kanella.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  1. Ju jeni të stresuar.

Kur jemi nën presion të madh, ne mund të shtrëngojmë dhëmbët për të çliruar stresin. Kur e bëjmë këtë rregullisht, mund të dëmtojmë dhëmbët pa e ditur as vetë. Përveçse ju jep dhimbje koke dhe dhimbje nofulle, shtrëngimi mund të dobësojë smaltin e dhëmbëve, duke bërë që dhëmbët tuaj të zverdhen dhe të dobësohen. /Lajmi.net/