Nëse bëni banjë natën disa nga efektet anësore mund të ju bëjnë të ndërroni rutinën tuaj dhe të merrni kohë ekstra që ti terni flokët tuaj, transmeton lajmi.net.

  1. Mund të dëmtojë lëkurën e kokës.

Dëmtimi i lëkurës së kokës mund të shkaktohet nëse flini me flokë të lagura sepse flokët e lagura mund të shkaktojnë rritje të baktereve.

  1. I bënë flokët të ngatërruara.

Kur shkoni në shtrat para se ti thani flokët, mund të ngatërrohen gjatë gjumit. Në mëngjes flokët tuaj do të jenë aq të ngatërruar sa që do të jetë e vështirë që të drejtohen me krehër.

  1. Mund të ju shkaktojë dhimbje koke.

Nëse flini me flokë të lagura mund të ndieni dhimbje koke. Kjo, sepse kur flini me flokë të lagura temperatura e trupit tuaj është më e ulët.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
  1. Flokët tuaj bëhen të egra.

Nëse flini me flokë të lagura nuk merrni problem shëndetësore serioze por ndikon në pamjen e flokëve tuaj. Ato fillojnë të bëhen më të egra.

  1. Nuk i lejon që të kenë volum.

Kur flini me flokë të lagura ndryshon edhe volume i tyre dëmtohen behën më të egra, lidhen dhe kanë një pamje më të keqe.

  1. Është njëra ndër arsyet për krijimin e majave në fundin e flokëve.

Majat në fundin e flokëve krijohen nëse flini me flokë të lagura, pasi që flokët e lagura dëmtohen më lehtë dhe rrotullimi gjatë natës mund të ndikoj në dëmtimin e tyre.

  1. Krijon irritim në lëkurë.

Nëse flini me flokë të lagura nuk ndikon vetëm në lëkurën e kokës por edhe në lëkurën e trupit tuaj. Kombinimi me flokët e lagura dhe temperaturës së trupit mund të ndikojë në irritimin e lëkurës së trupit. /Lajmi.net/

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";