Çajrat bimorë janë shumë të pasur me antioksidantë dhe vitaminë C, që ju ndihmon jo vetëm të forconi sistemin imunitar, por edhe të qëndroni shëndetplotë.
Çaji i Xhenxhefilit
Kjo erëz e fuqishme është e pasur me përbërës bioaktiv që zbusin inflamacionin, largojnë të vjellat dhe ulin nivelin e sheqerit në gjak.
Xhenxhefili ndihmon edhe kundër simptomave të astmës sepse lufton inflamacionin e rrugëve të frymëmarrjes.
Çaji Jeshil
Kjo pije shumë popullore është e pasur me antioksidant dhe ushqyes që ndihmojnë jo vetëm kundër mbipeshës por edhe ulin rrezikun e diabetit të tipit 2, sëmundjeve të zemrës e disa tumoreve.
Studime të kohëve të fundit sugjerojnë se çaji jeshil mund të lehtësojë simptomat e astmës.
Çaji i Zi
Ky çaj ka një aromë dhe shije më të thellë dhe përmban kafeinë e cila qetëson rrugët e frymëmarrjes dhe në nivele modeste përmirëson funksionin e mushkërive. Ky çaj ofron lehtësim të përkohshëm të simptomave të astmës.
Veç të tjerash ai ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2.
Çaji i Eukaliptit
Ky çaj përgatitet nga gjethet e pemës së eukaliptit që është e pasur me antioksidantë të fuqishëm të cilët ndihmojnë në lehtësimin e simptomave të astmës.
Këto antioksidantë ulin inflamacionin, prodhimin e sekrecioneve dhe hapin rrugët e frymëmarrjes.
Çaji i Jamballit
Një nga përdorimet më popullore të jamballit është kundër të ftohtit dhe kollës. Ndihmon në çlirimin e sekrecioneve në rastet e bronshitit dhe ka një efekt lehtësues të mukozës.
Jamballi nxjerr më shumë se 400 përbërës që promovojnë qelizat që luajnë një rol kritik në kontrollin e reagimeve imunitare.
Çaji i koprës
Çaji i koprës është tepër i famshëm në mjekësinë popullore. Ai ka vlera në trajtimin e problemeve me tretjen, stomakun dhe temperaturën.
Çaji i koprës mundet t’ju ndihmojë të humbisni peshë më shpejt por nga ana tjetër ai lufton inflamacionin me shumë efikasitet dhe pastron rrugët e frymëmarrjes./AgroWeb.org