5 shenjat e para, nëse keni këto simptoma jeni infektuar me variantin e ri të koronavirusit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
5 shenjat e para, nëse keni këto simptoma jeni infektuar me variantin e ri të koronavirusit

Pandemia po shpërthen, mutacioni i ri i Omicron që është shfaqur në Afrikën e Jugut po përhapet ngadalë në të gjithë botën, me Evropën sërish në qendër të vëmendjes. Kërcënimi i mutacionit të Omicron përmbys planet e shteteve për festat, rivizaton strategjitë e mbrojtjes nga pandemia dhe prezanton masa të reja.

Ekspertët paralajmërojnë për përhapjen e tij të shpejtë dhe transmetueshmërinë e lartë. Sigurisht, arma kundër mutacionit Omicron mbetet e njëjtë: Vaksina. Në fakt, doza e tretë, doza përforcuese, duket se mbron në mënyrë efektive trupin kundër mutacionit.

Por cilat janë simptomat që tregojnë që jeni infektuar me këtë lloj varianti të ri?

Simptomat e variantit të ri Omicon mund të shfaqen brenda dy ditëve, shkruan ABC News.

Advertisement

5 simptomat e mutacionit të Omicron

Simptomat e para që mund të shfaqen vetëm 48 orë pasi dikush është infektuar me mutacionin Omicron përfshijnë;

Rrjedhjen e hundëve

Fyt i thatë

Advertisement

Dhimbje koke

Lodhje

Teshtitje

Por si të dallojmë simptomat e mutacionit Omicron nga variantet e tjera?

Advertisement

Të dhënat e reja kanë zbuluar se simptomat e mutacionit Omicron janë të ndryshme nga simptomat “tradicionale” të varianteve të tjera të koronavirusit, siç është mutacioni Delta.

Profesori Tim Spector i përshkroi simptomat e mutacionit të Omicron si “më afër” me ato të ftohjes së zakonshme. Ai paralajmëroi se ata me simptoma të ngjashme me të ftohtin duhet të bëjnë një test Covid për t’u siguruar.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy