
Lista në vetvete nuk është aq befasuese, mos pini cigare, përdorimi i moderuar i alkoolit, stërvituni çdo ditë, hani një ushqim të shëndetshme dhe mbani nën kontroll peshën e barkut, transmeton lajmi.net.
Gjatë studimit 11-vjeçar, studiuesit zbuluan këto pesë fakte:
- Burrat që nuk pinë duhan ulën rrezikun e tyre për 36%
- Ata që pinin dy ose më pak pije alkoolike në ditë kishin një rrezik të zvogëluar 11%
- Burrat që ecnin ose çiklizonin për 40 minuta ose më gjatë çdo ditë, plus të angazhuar në të paktën 1 orë ushtrime të tjera në javë, kishin një rrezik 3% më të ulët
- Ata që hëngrën një ushqim të pasur me fruta, perime, arra, qumësht me pak yndyrë, drithëra të plota dhe peshq treguan një rrezik të zvogëluar 18%
- Burrat që kishin një bel nën 93cm e zvogëluan rrezikun e tyre 12%
Për ata burra që ndoqën të pesë praktikat, kjo shton deri në 80% zvogëlimin e rrezikut për një sulm në zemër!
Dhe nëse mendoni se gratë nuk janë aq të ndikuara nga këto praktika jetese, mendoni përsëri: Studime të shumta kanë lidhur të njëjtat praktika me sëmundjet e zemrës te femrat. /Lajmi.net/
Advertisement