4 produkte shtëpie që do të iu ndihmojnë me djegie të rënda

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Të gjitha zonjat dhe zonjushat që kujdesen për shtëpinë përballen çdo ditë  e dinë sa e dhimbshme është ndjesia e djegies. Në rast se nuk ndërhyni menjëherë gjendja mund të përkeqësohet.

Ndihma e parë në shtëpi lehtëson dhimbjen dhe dezinfekton ëkurën në rastet e djegieve të vogla. këto djegie njihen ndryshe si djegie të gradës së parë dhe përfshijnë zona të kufizuara si duart, krahët dhe këmbët. Ato shkaktojnë skuqje dhe fluska me ngjyrë të kuqe ose mishi.

Por cilat janë produktet që ndihmojnë në qetësimin e djegies.

1.Uji i ftohtë: Kur shkaktohet një djegie, gjëja e parë që duhet bërë është të vini pjesën e dëmtuar nën rrjedhjen e ujit të ftohtë, akoma më mirë do të ishte uji i frigoriferit sepse ka efekt kundër dhimbjes, pasi shtrëngon enët e gjakut.

Advertisement

2.Patatet: Patatet kanë veti qetësuese dhe antiinflamatore. Qëroni një patate me madhësi mesatare dhe grijeni në rende. Më pas mbuloni plagën me pjesën e grirë. Mbajeni për disa minuta ashtu derisa dhimbja të qetësohet.

3. Aloe vera: Bima e Aloe vera-s është shumë e njohur për përdorimet e saj në fushën e kozmetikës,por jo më pak i rëndësishëm mbetet roli i saj në kurimin e djegieve sipërfaqësore dhe atyre të shkallës së dytë. Pasi e keni mbajtur plagën për pak minuta në ujë të ftohtë, lëreni të thahet në mënyrë natyrale dhe më  lyejeni me xhel ale vera.

4.Mjalti: Mjalti është shumë i njohur për vlerat e tij ushqyese, hidratuese dhe rigjeneruese.Vendosni pak mjaltë mbi plagë dhe lëreni që të veprojë për disa minuta. Më pas mund ta fashoni ose thjesht mbuloni me një garzë.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy