Nëse jeni në vitet 20-ta nuk keni nevojë që të kujdeseni shumë për lëkurën tuaj, por nëse jeni në të 30-at, do ta vëreni që po ju mungon diçka, transmeton lajmi.net.
Këtu keni disa nga gjërat që duhet ti dini që të keni një lëkurë më të mirë:
- Njihuni me llojin e lëkurës që keni
Është e rëndësishme që të dini se çfarë lloji të lëkurës keni në mënyrë që të mos e dëmtoni atë duke përdorur krema apo produkte për lëkurën vetëm pse i bënë mirë shoqes tuaj. - Largoni qelizat e vdekura
Qelizat e vdekura të lëkurës e bëjnë lëkurën të duket e vrazhdë. Që të pastroni lëkurën dy herë bë javë ju bënë shumë mirë që të largoni këto qeliza të vdekura dhe të keni një lëkurë më të shkëlqyer dhe të pastër. - Hiqni makijazhin para se të flini
Jo shume nga ne veprojnë në këtë mënyrë. Është shumë e rëndësishme që të hiqni makijazhin nga lëkura juaj para se të flini në mënyrë që lëkura të marr frymë e pastër, shkruan alternative medicine. Për ta mbajtur lëkurën të mirë përdorni maska të ndryshme. - Vendosni krem për mbrojtje ndaj diellit gjatë ditës
Duhet që ta mbroni lëkurën nga dielli gjatë ditës edhe pse nuk jeni në plazh. Në mënyrë që lëkura juaj të mos jetë e thatë nga rrezet e diellit, përdorni krem për mbrojtje ndaj diellit dhe do të shikoni se lëkura nuk do të dëmtohet. /Lajmi.net/