Brokoli është një anëtar i familjes së lakrës, me një kreshtë lulesh të ngrënshme, shkruan “Living”.
Brokoli ka një numër të madh përfitimesh shëndetësore, të cilat do t’i shpjegojmë më poshtë, transmeton lajmi.net.
Anti-inflamacion
Brokoli është i pasur me veti anti-inflamatore. Ai përmban kaempferol, një flavonoid që merret me përgjigjen inflamatore të trupit.
Brokoli gjithashtu përmban sulforafan, një përbërës që parandalon shkatërrimin e kërcit në nyje, duke parandaluar kështu problemet muskulore-skeletore si artriti. Brokoli është i dobishëm për ata që vuajnë nga alergjia dhe gjendje të tjera anti-inflamatore.
Përmirëson tretjen
Brokoli ndihmon në ushqyerjen e shëndetshme pasi përmban fibra, duke pasur parasysh që është pjesë e grupit të perimeve. Në një porcion brokoli gjenden dy gramë fibra dhe vetëm 30 kalori që do të thotë se ju mund të ndiheni të ngopur pas një vakti me brokoli.
Fibrat ndihmojnë trupin të largojë toksinat e dëmshme dhe kimikatet, ndihmon në procesin e tretjes duke parandaluar kapsllëkun dhe divertikulozën.
Shëndeti i zemrës
Zemra gjithashtu përfiton nga dobitë e brokolit. Kjo perime aktivizon prodhimin e një kimikati të quajtur thioredoxin, i cili ndihmon në parandalimin e dëmtimit të qelizave të zemrës.
Kjo substancë parandalon nekrozën e shpejtë të indeve për shkak të furnizimit të reduktuar me oksigjen. Gjtiashtu brokoli përmban acid glutamik, një lloj aminoacidi që ndihmon uljen e presionit të lartë të gjakut, transmeton lajmi.net.
Anti-kancer
Një tjetë veti e fuqishme e bronkolit është aftësia e tij për të luftuar kancerin. Kjo perime është një burim i shkëlqyer i kimikateve të quajtura izothiocyanates, të cilat kopjojnë prodhimin e substancave të trupit që ndihmojnë luftimin e kancerit.
Studimet kanë treguar se brokoli mund të ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të kancerit të zorrës së trashë, fshikëzës, prostatës, kancerit të vezoreve dhe kancerit të gjirit. Ky i fundit gjithashtu parandalohet nga substanca e quajtur sulforafan.
Kjo perime me shumë gjasa mund të parandalojë kancerin e zorrës së trashë për shkak të përmbajtjes së lartë të vitaminës K. /Lajmi.net/