3 shenjat paralajmëruese që ju dërgon trupi kur vuan mungesën e proteinave, ja pse s’duhet t’i injoroni

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Sipas një studimi të fundit të Organizatës Botërore të Shëndetit, rreth 1 bilionë njerëz në të gjithë botën, kryesisht në Afrikën Qendrore dhe Azinë Jugore, shfaqin probleme serioze shëndetësore si pasojë e mungesës së proteinave bimore dhe shtazore në regjimin e tyre ushqimor, shkruan “Living”.

Por, çfarë janë proteinat, pse trupi ynë ka aq shumë nevojë për to?

Proteinat mund të konsiderohe si “tullat” që i nevojiten organizmit për të ndërtuar inde të reja si edhe për të riparuar ato që tashmë janë dëmtuar. Roli i tyre është shumë esencial për lëkurën,muskujt, kockat, flokët etj, transmeton lajmi.net.

Nëse nuk merrni mjaftueshëm proteina, me kalimin e kohës ato ndikojnë në 3 problemet e mëposhtme:

Advertisement

Rënia e flokëve është një ndër shqetësimet më të përhapura si tek femrat dhe meshkujt. Mos harroni që afro 90% e flokëve përbëhet nga proteina e keratinës, mungesa e të cilës i bën flokët tuaj të dobët, pa jetë, të hollë dhe më të zbehtë krahasuar me ngjyrën e zakonshme.

Sipas statistikave, 1 në 5 njerëz vuajnë nga mëlçia e dhjamosur edhe pse nuk e dinë, pasi në ndryshim nga sëmundjet dhe patologjitë e tjera ky organ nuk jep simptoma për një kohë relativisht të gjatë. Studimet e ndryshme kanë treguar që deficienca proteinike është një ndër shkaqet që çojnë në akumulimin e yndyrnave në mëlçi duke reduktuar në këtë mënyrë funksionet bazike të saj. Personat që konsumojnë alkool, apo vuajnë nga obeziteti dhe diabeti paraqesin rrezik më të lartë për t’u prekur nga sëmundjet e mëlçisë.

Pagjumësia është një tjetër problem që shkaktohet si pasojë e mungesës së proteinave në organizëm. Proteinat bimore janë burimi kryesor i ndërtimit të triptofanit, një aminoacid shumë i rëndësishëm i cili ndikon në cilësinë e gjumit. Mjekët rekomandojnë që para se të flini të hani thjerrëza, fara Chia, gjalp kikiriku, kuinoa etj pasi këto ushqime janë shumë të pasura me proteina bimore.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy