Hulumtimi vazhdon të zbulojë faktet në lidhje me virusin, duke përfshirë një studim të ri që paraqet simptomën më të zakonshme të mundshme: dhimbje muskulore, raportojnë mediat botërore.

Përparimi në kuptimin e simptomave të shoqëruara me COVID-19 mund të ndihmojë gjithashtu në përfundimin e kësaj pandemie. Studiuesit tani po analizojnë sasinë e gjerë të të dhënave shëndetësore të krijuara gjatë pandemisë, për të siguruar një pamje më të qartë të simptomave të lidhura me COVID-19.

Një studim i fundit i botuar në British Medical Journal u përpoq të karakterizonte simptomat e COVID-19 në popullatën Islandeze.

Sipas mediave, studimi përbëhej nga të gjithë individët, testi i të cilëve ishte pozitiv për koronavirus midis 17 mars dhe 30 prill 2020. Midis 1,564 personave pozitivë për SARS-CoV-2, simptoma më e zakonshme ishte mialgjia.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mialgjia zakonisht përshkruan dhimbjen në muskuj – ligamentet, tendinat dhe fascinë, indet e buta që lidhin muskujt, kockat dhe organet. Mialgjia (55 për qind) u shoqërua me dhimbje koke (51 për qind) dhe kollë të thatë (49 për qind). Ndërsa ethet dhe gulçimi ishin më pak të shpeshta nga sa ishte raportuar më parë.