Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Dr. Karen Donfried do të mbërrijë javën e ardhshme vendin tonë.

 

Zyrtarja e lartë e Departamentit Amerikan të Shtetit do të vizitojë Shqipërinë në 28 prill në kuadër të 100-vjetorit të marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen për anëtarësimin e Shqipërisë në BE.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Më 28 prill ajo do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike SHBA-Shqipëri dhe do të falënderojë Shqipërinë për partneritetin tonë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe për angazhimin e saj ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus. Ajo do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen tonë të fortë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe integrimin ekonomik rajonal, si dhe do të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.”