
Ndihmës Sekretarja e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried do të vizitojë Ballkanin Perëndimor.
Më 28 prill, zyrtarja e lartë do të udhëtojë në Tiranë, ku do të përkujtojë 100-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë.
Advertisement
Donfried do të nënvizojë gjithashtu mbështetjen e Uashingtonit për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Po ashtu, zyrtarja pritet të theksojë nevojën për të zbatuar plotësisht reformën në drejtësi dhe për të luftuar korrupsionin.
Advertisement
Zyrtarja amerikane do të shprehë mirënjohjen e Uashingtonit për angazhimin e Shqipërisë ndaj sovranitetit të Ukrainës përballë agresionit rus.