Zyrtarja amerikane: Integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zyrtarja amerikane: Integrimi në BE i Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, interes strategjik i SHBA

Ndihmësjasekretarja amerikane e shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Kaen Donfried në një bisedë telefonike me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut u shpreh se integrimi i Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE është në interes në SHBA.

“Kryeministri Zaev dhe ndihmëssekretarja Donfrid diskutuan për ofertën e Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian, ku SHBA shprehën mbështetje për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE në dhjetor”, tha sot qeveria maqedonase në një komunikatë për median.

Ata ranë dakord gjithashtu se hapja e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është një politikë e jashtme dhe interes gjeostrategjik i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Zaev dhe Donfried gjatë një bisede telefonike riafirmuan partneritetin strategjik mes Maqedonisë së Veriut dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat tani janë partnerë në NATO.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy