Mëngjesi i sotëm ashtu siç ishte parashikuar nga sinoptikanët ka nisur i freskët. Me vranësira dhe në pritje të reshjeve të shiut të jep përshtypjen e vërtetë të një dite tipike vjeshte.

 

Edhe pse gjatë javës parashikohen sërisht ditët me diell, theksojmë se temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku maksimalja do të jetë deri në 31 gradë Celsius. Reshjet parashikohet të nisin fillimisht në veriperëndim dhe më pas do të jenë prezente edhe në pjesën më të madhe të vendit.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Edhe Evropa është duke u përballur me një mot të keq. Vendi fqinjë, Italia është duke përjetuar një mot ekstrem i cili ka shkaktuar rrebeshe, furtuna dhe stuhi shkatërruese. Ditën e djeshme për shkak të kaosit atmosferik ka lëshuar alarmin e kuq për mbylljen e stacioneve të trenave deri në një njoftim të dytë në zonën e Lombardisë, shkruan Living.

 

Ndërkohë kujtojmë se gjatë verës pothuajse i gjithë planeti u pushtua nga një valë e nxehtë që arriti temperatura rekord. Në Shqipëri temperaturat arritën deri në 45 gradë Celsius.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";