Tashmë nuk ka më dilemma.
Ori Nebijaj do të jetë emri që do të zëvendësojë Grida Dumën në Kuvend.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja, e cila në një postim në rrjetin social ka publikuar formularin e dekriminalizimit, të cilin do e dorëzoj nesër në KQZ.
“Do të jetë privilegji më i madh i jetës time, të përfaqësoj njerëzit që më besuan dhe votuan për të qenë në Parlamentin e Shqipërisë. Formulari gati për tu dorëzuar nesër!”, shkruan ajo.
Ori Nebijaj kandidoi në zgjedhjet e 25 prillit 2021 nën siglën e PD në Tiranë. Ajo arriti të siguronte mbi 5 mijë vota preferenciale, çka bëri që ajo të ishte emri i parë në listë për të zëvendësuar Dumën.
Në bazë të Kodit Zgjedhor, një grua duhet të zëvendësohet nga një grua, dhe Nebijaj ishte më e votuara.
Kujtojmë që pak ditë më parë, Grida Duma dha dorëheqjen nga mandati i deputetes, për median.