Orjela Nebijaj dhe Petrit Doda janë dy emrat e rinj do ulen në Kuvendin e Shqipërisë.
Këta dy të fundit, kanë qenë emrat më të votuar nga zgjedhjet e 25 prillit 2021 dhe që do plotësojnë vakancat e krijuara nga dorëheqja e Grida Dumës dhe Alfred Rushajt.
Advertisement
Nebijaj dhe Doda të cilët janë njoftuar nga KQZ, kanë depozituar sot në këtë institucion formularin e dekriminalizimit që pranojnë zyrtarisht mandatin.
KQZ në përgjigje të Vizion Plus shprehet: “Në përgjigje të interesit tuaj, Ju informoj se z. Petrit Doda dhe zj. Oriela Nebiaj e dorëzuan formularin e vetëdeklarimit në KQZ.
AdvertisementFormularët e vetëdeklarimit do të publikohen sipas procedurave përkatëse në faqen zyrtare të internetit të KQZ”.
Advertisement