Zëvendës ministri i Arsimit, Olti Rrumbullaku deklaroi për “Quo Vadis” se shumica e pedagogëve nuk duan të kthehen në auditore.
Ai tha se për ta është e vështirë të menaxhohet situata dhe të mbahen nën kontroll studentët.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
“Unë vetë jam pedagog. Po të marr mendimin e kolegëve, shumica nuk janë për t’u kthyer në auditorë. E shohin si një rrezik shumë të madh, sidomos barrën e përgjegjësisë në menaxhimin e klasës. Unë do të isha që provimet të paktën të bëhen në auditorë. Për mësimin, është shumë e vështirë. Unë e shoh vetë si pedagog. Sikur edhe 30 vetë të kesh, mund të vijnë 40 a 50, nuk mund të merresh me menaxhim liste. Kam pedagogë që në listë kanë 80 vetë, por në auditorë shkojnë 100.”