Zv.kryeministri i Kosovës Tahiri: Duhet të nisim një betejë diplomatike për të vërtetën shqiptare

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zv.kryeministri i Kosovës Tahiri: Duhet të nisim një betejë diplomatike për të vërtetën shqiptare

Zëvendëskryeministri I Kosovës, Besnik Tahiri, i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, përmes një lidhjeje Skype ka deklaruar se do duhet nisur një betejë diplomatike për të vërtetën shqiptare. Sipas tij historia dhe nevoja e lirisë nuk duhet marrë e mirëqenë, e më tej ai kërkon që Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në dy rrafshe në OKB dhe Këshillin e Evropës.

“E mira është që e vërteta është në anën tonë. Ta shfrytëzojmë këtë përmes mekanizmave ndërkombëtarë për me zbardhë këtë të vërtëtë dhe me çu sa ma nalt. Ndonjëherë I marrim is të mirëqena. Njerëzit kanë harru. Ata që i kanë pa se vjet në ’99-ën, sot I kanë 25 vjet. Nuk e dinë çka ëshët liria, për shkak se kanë lind në liri dhe ne që kemi lind në okupim e dimë sa e shtrenjët ëshët ajo. Dhe falë ksaj lirie sot jemi këtu ku jemi. E dyta duhet ta shfrytëzojmë Shqipërinë shumë, bashkarisht edhe ministrja Haradinaj edhe ministry I Punëve të Jashtme, Genti, edhe pse në nivel të kryeministrave duhet ta ngrejmë një institucion që të punojë në dy rrafshe: Përmes Shqipërisë në OKB dhe në Këshillin e Evropës, për shkka se të këqijat na kanë ardh prej të hujve.”

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy