“Zoto pagoi për Arben Ahmetajn”/ Berisha: Provat tregojnë implikimin e qeverisë. SPAK dështoi me hetimet

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Zoto pagoi për Arben Ahmetajn”/ Berisha: Provat tregojnë implikimin e qeverisë. SPAK dështoi me hetimet

Kryetari i PD, Sali Berisha, deklaroi se e-mail-et e publikuar në media për ish-ministrin e ekonomisë Arben Ahmetaj, tregojnë se përgjegjës për çështjen e inceneratoreve janë figurat kryesore të qeverisë duke nisur nga kryeministri Edi Rama. Sipas Berishës, tashmë ka prova që tregojnë se Klodian Zoto ka paguar për qëndrimin në hotel në 5 raste, të ish-ministrit Ahmetaj.

 

 

SALI BERISHA

Advertisement

KRYETAR I PD

“Klodian Zoto, ka paguar me kartën e vetë të kreditit të paktën në 5 raste të raportuara qendrimet në hotele me 5 yje të Europës, Arben Ahmetaj në vitt 2013-2017. Kjo vërteton plotësisht deklaratën e PD dhe Opozitës, e cila ka denoncuar me kohë në skemën e megavjedhjes së 430 milionë eurove, Arben Ahmetaj, dhe shefi i tij Edi Rama kanë rolet më kryesore në këtë aferë.”

 

Kryetari i PD ka theksuar se publikimi i e-mail-eve tregon dështimin e prokurorisë së posaçme kundër krimit të organizuar në çështjen e inceneratoreve.

Advertisement

 

“Fakti që, dokumentet e publikuara në kuadër të luftës brenda llojit të grupit të strukturuar kriminal, kanë qenë në dosjet e prokurorëve dhe nuk janë marrë parasysh, janë një provë flagrante se SPAK-u, nuk është gjë tjetër veçse skapi  i partisë, i kontrolluar në minutë, çdo ditë nga Edi Rama.”

 

Advertisement

Berisha ka folur për një grup të strukturuar kriminal në çështjen e inceneratoreve, ku përgjegjësi kryesor sipas tij është kryeministri Edi Rama.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy