“Zonja nga Argjentina”, është premiera e rradhës qw ngjitet ne teatrin “Skampa”. Kjo shfaqe me nota humori, vjen si komedi situatash absurde, ngjarje të pamundura, plot surpriza e veprim.
Me këtë premierë, regjisori Andonis Filipi synon të sjellë te publiku artin e munguar pas një kohe të gjatë e të vështirë.
ADONIS FILIPI
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";REGJISOR
“Arsyeja kryesore që ne sollëm këtë pjesë teatrale është për të sjellë argëtim dhe hare. Kjo zgjedhje është arsyeja sepse njerëzit janë të lodhur, situata e pandemisë ka qenë një faktor dhe në këtë kontekst unë mendova të sjell këtë shfaqe duke parë dhe nevojën për ndryshim.”
Edhe aktorët e prisnin këtë rikthim, për të shijuar magjinw e duartrokitjeve të publikut në skenë, duke shpresuar se në kohën e pandemisë të mos i kenë humbur instinktet artistike, pasi për ta ishte një tranzicion i gjatë, pa dalë në skenë.
EGLA CENO
Advertisementgoogle_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";AKTOR
Komedia vjen me një grup aktorësh profesionistë me regjinë e Andonis Filipit, Me gjithë dëshirën e madhe kemi menduar një mbrëmje ndryshe, për shkak dhe të situatës së vështirë, për të gjithë qytetarët e Elbasanit, mezi po presim te shihemi me njeri tjetrin dikush në sallë e dikush në skenë.
Organizatorët thonë se teatri do të funksionojë në 30 për qind të kapacitetit të tij dhe me të gjitha rregullat e vendosura anticovid. Në rast të përkeqësimit të situatës, drejtuesit e teatrit “Skampa” në Elbasan mendojnë t’i zhvillojnë shfaqet në mjedise të hapura.