Zjarri u shua por tymi vijon të “mbysë” Fierin/ Subashi dhe Basha akuzojnë njeri-tjetrin

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri u shua por tymi vijon të “mbysë” Fierin/ Subashi dhe Basha akuzojnë njeri-tjetrin

Edhe pse zjarri në landfillin e mbrostarit në Fier u shua, situata mbetet alarmante. Tymi i çliruar nga djegia e mbetjeve dhe era e rëndë dominojnë përgjatë gjithë zonës.

 

Lidhur me këta emergjencë mjedisore, autoreitetet bashkiake reaguan pas vetëm tre ditësh. Në një deklaratë për mediat orët e vona të së enjtes, kryebashkiaku Armando Subashi tha se situata po shkon drejt normalizimit dhe se mbetjet brenda muajit gusht do të depozitohen në incenerator

 

Advertisement

 

ARMANDO SUBASHI – KRYEBASHKIAK I FIERIT

Po bëjmë një stacion për transferimin e mbetjeve, distance nga Fieri te inceneratori është e konsiderueshme, nuk shkojnë dot mjetet gjithë natën dhe të bëjnë shumë rrugë, do ishte humbje kohe dhe shpenzime pa fund. Pra ndërtimi i stacionit dhe blerja e mjeteve të reja që do të transferonin në bllok. 30 gushti do të jetë afati maksimal që mund të mbyllim këtë fushë 74-vjeçare të mbetjeve, vend depozitimin e mbetjeve të Fierit dhe fillojmë me inceneratorin.

 

Advertisement

Ndërkohë kreu i PD, Lulzim Basha e ka cilësuar zjarrëvënien në landfill sit ë qëllimshme me qëllim që të përfitojnë inceneratorët.

 

 

LULZIM BASHA – KREU I PD

Advertisement

E njëjta skemë kriminale si në Durrës e Kavajë. Digjen plehrat, helmohen familjet, vetëm që të justifikojnë më pas pagesa të majme inceneratorëve me aksionerë mafian dhe qeveritarët e korruptuar. Viktimat janë njerëzit që helmohen dhe vidhen. Hesht drejtësia, edhe pse ka muaj që PD ka depozituar në SPAK faktet: mbi 400 milionë euro të taksave të shqiptarëve që qeveria ja ka dhuruar inceneratorëve.

 

Nga ana tjëtër, e shpetjë ka qenë përgjigja e kryebashkiakut të Fierit, i cili akuzon pd se po bën gjithçka që të pengojë investimin në impiantin e ri të mbetjeve.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy