Pas raportiit për vatër zjarri pranë zonës së mbrojtur në Borzanë të Lezhës, ka mbërritur në vendin e ngjarjes një helicopter Cougar dhe 60 efektivë të Forcave të Armatosura.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije nëpërmjet një njoftimi se në terren po punohet për shuarjen e flakëvt të cilat rrezikojnë të përhapen edhe më tepër për shkak të erës së fortë.
Reagimi i Ministrisë së mbrojtjes:
Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.