Një zjarr masiv ka përfshirë pyjet e fshatit Kakaç në bashkinë e Maliqit.

Burime për gazetarin e Vizion Plus Tonin Frroku  pranë shërbimit zjarrfikës bëjnë me dije ka përfshirë një sipërfaqe të madhe me bimësi të ulët mbi fshatin Leminot.

Flakët po përhapen me shpejtësi edhe për shkak të favorizimit nga era e fortë që në disa vende të caktuara ka përfshirë dhe bimësi të lartë pyjor.

Për të izoluar flakët janë duke punuar punojës të shërbimit zjarrfikes të bashkisë së Maliqit, punojës të shërbimit pyjor dhe emergjencave civile e banorë të zonës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Terreni i thyer e bën të vështirë ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikese të cilët po bëjnë gjithçka për të shkuar deri në afërsi të vatrave të zjarrit. Nga ana tjetër po punohet për të mësuar shkakun e zjarrit pasi nuk përjashtohet mundësia të ketë qenë zjarr i qëllimshëm./vizionplus.tv