Një zjarr ka rënë rreth orës 16:00 të ditës së sotme në lagjen “Dëshmorët e Kombit” në Berat.

Zjarri i rënë në një banesë private në këtë lagje është parë nga banorët përreth, të cilët kanë njoftuar zjarrëfikësit.

Ndërhyrja e shpejtë dhe në kohë e zjarrëfikësve dhe policisë ka sjellë neutralizimin e shpejtë të flakëve dhe shuarjen e zjarrit në një kohë të shkurtër.

Fatmirësisht në banesë nuk kishte asnjeri në momentin e rënies së zjarrit, që paraprakisht mendohet të jetë shkaktuar nga një shkëndijë elektrike.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Si pasojë e zjarrit është djegur njëra nga dhomat e katit të parë të banesës së shtetasit A.Merko./vizionplus.tv