Zjarri në fshatin Çërrrilë të Mallakastrës vijon ende, edhe pse intensiteti i flakëve është ulur pas ndërhyrjes së helikopterit, por era ndez vatra të reja.
Sipas përgjegjësit të shërbimit zjarrfikës , Beso Enveri, terreni ka qenë i vështirë dhe banorët e zonës kanë ndihmuar zjarrfikësit me mjete rrethanore për shuarjen e zjarrit.
Zjarri është aktivizuar që mbrëmjen e djeshme, teksa katër banesa janë përfshirë nga flakët, një prej tyre e pabanueshme, fatmirësisht pa problem për shëndetin e njerëzve.
Dëmet nga zjarri janë të konsiderueshme dhe aksioni për shuarjen e flakëve vijon si nga toka ashtu edhe nga ajri. /vizionplus.tv
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";