Komisioni i Mbrojtjes Civile, Prefektura Kukës, informon lidhur me situatën e krijuar nga zjarret në Majën e Rrunës.
Në njoftim bëhet me dije se vatra e zjarrit në vendin quajtur “Laku i Thive” është ende aktive.
Edhe në drejtimin sipër tunelit të Kalimashit, me gjithë punën e bërë, nuk është bërë i mundur izolimi dhe futja nën kontroll e këtij drejtimi.
“Drejtimi i zjarrit ì Qafës së Kumbullë po shkon në drejtimin e fshatit Trull Njesia Administrative Surroj, ndërsa zjarri i Majës se Rrunës (laku I Thive) po shkon në drejtim të fshatit Shemri Njesia Administrative Malzi bashkia Kukës”, theksohet në njoftim.
Për sot janë angazhuar 12 forca zjarrfikës, 5 punonjës të pyjores, 20 forca nga komuniteti, 18 forca ushtarake të DMR-së Kukës dhe një mjet zjarrfikse, si dhe forca te emergjences civile te Bashkise Kukes.