Edhe sot në ditën e tretë ,vijon të jetë aktive vatra e zjarrit në zonën midis Hidrovor-it të qytetit, mes Nartës dhe Akernisë.
4 mjete zjarrfikëse së bashku me 10 efektivë ndodhen aktualisht në zonë dhe janë duke punuar për vendosjen nën kontroll të flakëve.
Zjarri i nisur prej ditës së shtunë, ende prezanton një vatër problematike, e cila ka bërë që efektivët të vijojnë përballjen me flakët.
Siç mësohet, në zonë janë djegur jo vetëm shkurre por edhe dhjetëra drurë pishash, të shkrumbuara këto nga flakët.
Terreni i vështirë, është një tjetër problematikë për efektivët gjatë ndërhyrjes, ndërsa ditën e dielë situata është përkeqësuar dhe nga era e fortë që ka favorizuar flakët dhe zjarri ka përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme toke.