Pesë persona janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë për zjarrvënie.

 

Pasditen e sotme, në fshatin Biçukas, ka rënë zjarr i cili për shkak të erës është përhapur dhe ka arritur në fshatin Shën e Premte, Divjakë, ku janë djegur sipërfaqe me shkurre, ullinj e bimësi të ndryshme.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Në ndihmë të shërbimeve zjarrëfikëse, kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë dhe forca të shumta Policie nga DVP Fier.

 

Janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Divjakë 5 persona të cilët po japin deklaratat e tyre në lidhje me këtë ngjarje.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të rënies së zjarrit dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të autorëve të kësaj ngjarje.