Zjarri i nisur në malin e Tërnovës është zhvendosur në malin e Valikardhës ku po i afrohet banesave.

Banorët e frikësuar kërkojnë ndërhyrje para se zjarri të përfshijë banesat.

Ndërkohë në terren për shuarjen e flakëve janë angazhuar punonjës të shërbimit zjarrfikës të Bashkisë Bulqizë, të Shërbimit të Pyjeve, administrata etj, por neutralizimi i zjarrit është i vështirë për shkak të terrenit malor.

Autoritetet vendore në Bulqizë vijojnë të kërkojnë ndihmë nga ajri pasi e shohin të pamundur që të vënë nën kontroll zjarrin i cili deri tani ka shkaktuar dëm të madh ekonomik, florën dhe faunën e zonës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Zjarri i rënë në fillim të muajit Gusht në masivin pyjor të Tërnovës ka shkaktuar dëme kolosale deri tani pasi ka përshkuar dhe djegur një sipërfaqe prej rreth 300 hektarësh. /vizionplus.tv