Zjarri në Bode jashtë kontrollit, kryetari i Bashkisë së Maliqit: Presim natën për të ndërhyrë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Zjarri në Bode jashtë kontrollit, kryetari i Bashkisë së Maliqit: Presim natën për të ndërhyrë

Kryetari i bashkisë Maliq Gëzim Topçiu nga fshati Bode, i përfshirë nga flakët prej 4 ditësh, ka bërë me dije se situata ka dalë jashtë kontrollit për shkak të erës së fortë dhe temperaturave shumë të larta.

Sipas tij pritet qetësimi i erës që forcat e mjetet e shërbimit zjarrfikës të ndërhyrjnë.

“Situata ka dalë pothuajse jashtë kontrollit, po presim orët e vona të natës apo një qetësim të erës dhe të situatës për të ndërhyrë”, tha ai.

Aktualisht janë të angazhuara aktualisht 35 forca nga Njësia Administrative Lozhan dhe vullnetarë, 16 forca nga shërbimi pyjor dhe 13 nga MZSH-ja Maliq, forca nga shërbimi i MZSH-së Korçë 3, shërbimi pyjor Korçë 4, MZSH Devoll 5, MZSH Pustec 4, MZSH Pogradec 4, si dhe ato të Administratës së Zonave të Mbrojtura, forcave të policisë. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy