Një efektiv i repartit zjarrëfikës në Shkodër ka përfunduar në spital mbrëmjen e kësaj të premte.

Gazetari i Vizion Plus Bepin Kolvata raporton se efektivi i zjarrëfikëses ka pasur probleme nga tymi, për shkak të betejës me flakët për mbi një orë.

Zjarri në pazarin e rrobave të përdorura në Shkodër ka qenë i përmasave të mëdha, çka ka shkaktuar dëme edhe në 5 banesa.

Për fat të mirë, nga zjarri nuk ka pasur dëme në njerëz.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci për mediat tha se në terren do të zbresin ekipet e kontrollit për të vlerësuar dëmet e shkaktuara.

Në ndihmë të zjarrëfikësve të Shkodrës kanë shkuar edhe ata të Ulqinit, Lezhës dhe Malësisë së Madhe, ndërsa pritet që të mbërrijë edhe helikopteri i Forcave të Armatosura për të vënë nën kontroll të plotë flakët që vijojnë të jenë aktive./vizionplus.tv

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";