Zjarri masiv që përfshi ditën e djeshme tregun e rrobave të përdorura në Shkodër është vënë nën kontroll gjatë mesnatës së kësaj të premteje.

Për mbi 5 orë, zjarrëfikësit e Shkodrës, por edhe ekipet nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari kanë luftuar me flakët, për të mos lejuar përhapjen e mëtejshme.

Për shkak edhe të urbanistikës, zjarrëfikësit patën probleme në neutralizimin e flakëve, duke bërë që në ndihmë të tyre të shkojë edhe një helikopter për ndërhyrje nga ajri.

Nga zjarri, në total u shkrumbuan 25 njësitë tregtare që ishin brenda tregut dhe pesë banesa afër zonës.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Nga tymi, një banore e zonës dhe dy zjarrëfikës patën probleme shëndetësore dhe u dërguan në spital për ndihmë mjekësore, fatmirësisht pa probleme serioze.

Që prej orës 19:00, Në terren kanë qenë 21 mjete zjarrfikëse, të repartit të Shkodrës, nga Malësia e Madhe, Lezha, Ulqini dhe Tivari, 110 efektivë të forcave zjarrfikëse, 30 efektivë të Policisë Shkodër, 20 efektivë të repartit të FNSH, 3 autoambulanca me personel nga Spitali i Shkodrës, 110 punonjës të Bashkisë Shkodër, 30 efektivë të Repartit Ushtarak Vau Dejës dhe 1 helikopter i ushtrisë.

Kryebashkiaku i Shkodrës Benet Beci tha një ditë më parë se ekipet e punës do të dalin në terren për të verifikuar dëmet dhe për të bërë vlerësimet e tyre. /vizionplus.tv

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";