Angazhimi i madh i zjarrëfikêsve dhe ushtarëve nga Shqiperia dhe Kosova beri te mundur lokalizimin dhe mos depertimin e zjarrit ne zonen e Tunelit te Kalimashit, ndonese situata ende nuk eshte e mire.

Vete Presidenti Meta qe udhetoi ne Kalimash ne oret e para te mengjesit per te ndjekur nga afer operacionin e perbashket te zjarrefikesve per te shuar flaket, beri te ditur ne nje njoftim per mediat se tuneli i Kalimashit eshte plotësisht i kalueshëm dhe i sigurt.

Kreu i Shtetit tha se vazhdon puna për të mbrojtur tunelin, e se do te behet një operacion me më shumë forca për të fikur zjarret në të gjithë malin e Rrunjës, për të mbrojtur jetët njerëzore dhe banesat e Shëmrisë.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";