Një zjarr ka rënë në zonën e ullishteve në fshatin Veleshnje në Berat. Zjarri ka nisur papritur në një nga ullishtet e fshatit dhe si pasojë e erës zjarri është përhapur me shpejtësi drejt zonës kodrinore,të mbushur me pemë ulliri.

 

Në zonën e zjarrit kanë shkuar menjëherë 2 grupe shërbimi të Shërbimeve Zjarrëfikëse dhe në një kohë të shkurtër zjarri është vënë nën kontrroll. Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre e ferra dhe disa rrënjë ullinj.

 

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Falë ndërhyrjes së shpejtë të zjarrëfikësve,fatmirësisht nuk pati dëme në njerëz dhe në banesat që ndodheshin shumë pranë vatrës së zjarrit.