Dy vatra zjarri vijojnë të jenë prezente dhe paraqesin rrezikshmëri në rrethin e Vlorës, zjarri në Karaburun dhe në fshatin Tragjas.
Zjarri mbi fshatin Tragjas është aktiv prej dy ditësh , ndërsa gjatë natës vatra e zjarrit ka zbritur në afërsi të fshatit duke bërë që banorët të largojnë bagëtitë e imta nga stanet aty pranë.
Ndërkohë 20 punonjës të zjarrëfikseve ndodhen që në orët e para në terren duke luftuar me flakët.
Një grup tjetër prej 40 vetash , janë drejtuar në malin e Karaburunit pasi janë disa vatra aktive ende dhe për të shkuar në vendgjarje duhen 5 orë.
Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355";
google_ad_slot = "5632655076";
google_ad_width = 300;
google_ad_height = 250;
google_page_url ="http://www.zhaku.net/";
Për fikjen dhe normalizimin e situatës bashkë me punonjësit e zonave të mbrojtura është prefekti i Vlorës Flamur Mamaj dhe ushtarë të repartit të Poshnjes në Berat.