Dy avionë kanë ardhur nga Greqia për të ndihmuar për shuarjen e flakëve në Finiq dhe Dropull.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi, i cili në një postim në rrjetin social shkruan se të gatshëm për të ndihmuar në këtë situatë punonjësit e emergjencave civile ishin edhe mjetet ajrore italiane dhe kroate.

Dy avionë të tipit #Canadair sapo nisën ndërhyrjen nga ajri për fikjen e flakëve në Dropull dhe Finiq.

Avionët grekë, vijnë si mbështetje për Shqipërinë përmes Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile dhe i bashkohen përpjekjeve të Forcave tona të Armatosura, zjarrëfikësve, punonjësve të emergjencave civile dhe strukturave vendore që prej 2 ditësh po luftojnë me flakët atje.

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

Mirënjohje për gatishmërinë e treguar për të sjellë mjete ajrore edhe qeverisë italiane dhe asaj kroate”, shkruan Peleshi./vizionplus.tv