Një zjarr masiv ka përfshirë mesditën e kësaj të mërkure kodrat me ullishte ne fshatin Jarua të Fierit. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme.
Për shuarjen e flakëve janë në vendngjarje tre zjarrfikëse, të cilat janë përpjekur të neutralizojnë këtë vatër zjarri, ndërkohë qe ne ndihme te zjarrfikesve jane edhe banore te zones.
BANORE
1- “ Që nga 1193 s’kishim parë zjarrë të tilla, jemi të shqetësuar, urojmë që të mos përhapet më shumë se kaq”.
2- “ U frikësuam,. Sepse është normale na erdhi zjarri afër shtëpisë”.
Advertisement
Të favorizuara edhe nga era flaket kanë mbuluar me shpejtesi nje siperfaqe te gjere duke rrezikuar edhe banesat prane.
Nderkohe në zonë janë degjuar shperthime te vazhdueshme te fishekeve pasi zona në fjale para viteve 90 ka qene repart ushtarak.
Nga ana tjetër dy vatrat e zjarrit të aktivizuara një ditë më parë në kolonjë dhe në Laç janë shuar totalisht.