Mbi 70 raste zjarresh janë regjistruar në Vlorë vetëm gjatë muajit korrik. Shërbimi zjarrfikës konfirmon se vatrat kanë qenë thuajse të përditshme , kjo edhe për shkak të temperaturave të larta .

Problematike situata mbetet te zjarret në banesa apo ambiente shërbimi kryesisht gjatë fundjavave .

“Shkak i zjarreve ne banesa janë mbingarkesa elektrike apo pakujdesia qe tregojnë  vete qytetaret si dhe mospastrimi i ambienteve përreth çka sjell edhe situata problematike”

Reparti zjarrfikëses ka 7 mjete në total por nuk janë të mjaftueshme pasi disa prej tyre qëndrojnë në shërbim 24 orë në pikat kyçe si në Llogora apo edhe në vendgrumbullimin e mbetjeve .

Advertisement
google_ad_client = "ca-pub-9470492314070355"; google_ad_slot = "5632655076"; google_ad_width = 300; google_ad_height = 250; google_page_url ="http://www.zhaku.net/";

“Mjetet herë herë kanë probleme amortizimi dhe disa prej tyre nuk janë të përshtatshme  për objekte të larta apo rrugë të ngushta.”

Temperaturat e larta kanë sjellë situata problematike nga zjarret edhe në Radhimë , Orikum , Llogora