Rreth 300 forca janë ngjitur në orët e para të mëngjesit në malin e Karaburunit dhe pikërisht tek vendi i quajtur Gropat e Pirit, pasi është zona me rrezikshmëri më të lartë, ku vatrat e zjarrit janë aktive dhe rrezikojnë seriozisht Parkun Kombëtar të Llogorasë.
Është një masiv pyjor me pemë shekullore, i cili lidhet me Llogoranë. FA, zjarrfikës të Vlorës, ADZM, prefektura, por dhe banorë të Dukatit janë duke u ngjitur në mal për fikjen e zjarreve, të ndihmuar edhe nga helikopterët.
Advertisement
Në ditën e 15 të zjarreve, vetëm kjo zonë paraqet rrezikshmëri, pasi zjarri mbi fshatin Dukat është vënë nën kontrroll dhe nuk përbën rrezik.