Zjarrfikësit në Shqipëri vijojnë të mbeten më të keqpaguarit në rajon, ndërkohë që puna e tyre e vështirë u rrezikon jetën shpesh herë në operacionet e shpëtimit që ata kryejnë.
Ky është Kujdesi Muçaj, efektiv i forcave zjarrfikëse prej më shumë se 30 vitesh. Ai thotë se rastet kur ka rrezikuar jetën në luftë me flakët kanë qenë të shumta, ndërkohë që paga e tyre është e tejet e ulët.
Ai I kërkon qeverisë dhe pushtetit vendor që të rrisin investimet për pajisje të reja.
Në 75-vjetorin e themelimit të Shërbimit Zjarrfikës, drejtuesi i këtij institucioni tha se së shpejti do të ketë një tjetër stacion në Kinostudio duke rritur flotën e tyre në kryeqytet.
Aktualisht paga e efektivëve zjarrfikës është 37 mijë lekë në muaj, sipas tyre një shumë që nuk e justifikon rrezikun dhe vështirësitë që hasin gjatë punës së tyre.
TITRA
ZJARRFIKESIT: NA RRISNI RROGAT
“37 MIJE LEKE JANE ASGJE PERPARA VESHTIRESIVE NE PUNE”