Sipërfaqe të mëdha me ullinj janë përfshirë nga zjarret edhe në Kaninë të Vlorës.
Flakët ndodhen afër banesave, ndërsa 3 mjete zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e tyre.
Ndërkohë një tjetër vatër zjarri ka përfshirë kodrat e fshatit Zvërnec dhe ka djegur një sipërfaqe me ullinj.
Flakët po ndihmohen nga erërat dhe terreni i vështirë.
Aktualisht mësohet se një helikopter po ndërhyn për të shuar zjarrin në Kaninë.
Vlorë/Informacion paraprak
Sot, rreth orës 13:50, në një kodër të fshatit Kaninë, ka rënë zjarr dhe po digjen shkurre dhe një sipërfaqe toke me ullinjë.
AdvertisementShërbimet e Policisë dhe shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për fikjen e zjarrit.
Gjatë ditës së sotme zjarre kanë rënë edhe në Patos ku janë djegur sipërfaqe me ullinj dhe një vilë dy katëshe.
Fatmiresisht pa dëme në njerëz.