Zjarret janë rikthyer sërish në Korçë. Këtë të enjte në afërsi të konvikteve të universitetit flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre.
Zjarret kanë arritur deri në afërsi të ish-pishinave të këtij qyteti duke shkaktuar panik te kalimtarët dhe banorët e zonës.
Advertisement
Në vendngjarje ka mbërritur shërbimi zjarrfikës që ka bërë të mundur shuarjen e flakëve duke shmangur kështu dëmet.
Dyshimet e para janë për zjarrvënie të qëllimshme.
Advertisement
Nga dita e djeshme ka patur vatër zjarri edhe në fshatin Mbreshtan të Kolonjës, zjarr i cili ka djegur sipërfaqe jo të vogla me pisha, ah, dushk dhe lajthi.
Advertisement