Një zjarr i madh i është vënë një parcele toke pranë ish-uzinës se baterive në Berat .
Zjarri ka marrë përmasa të mëdha nga era, e cila mundëson përhapjen e flakëve në të gjithë sipërfaqen e tokës, duke rrezikuar kështu disa banesa përreth saj.
Advertisement
Flakët kanë devijuar edhe në një parcelë të mbjellë me ullinj, por fatmirësisht zjarrfikësit e vunë në kontroll .
Ndërkohë, po punohet për identifikimin e autorit që i ka vënë zjarrin parcelës.
Advertisement