Nje biznes i vogel eshte perfshire nga flaket mengjesin e kesaj te marte ne Gjirokaster.
Behet fjale per nje fast-food. Paraprakisht dyshohet se kemi te bejme me nje defekt teknik ne frigoriferin e biznesit, qe ka sjell edhe zjarrin.
Advertisement
Gjirokastër/Informacion paraprak
Rreth orës 9:15, në lagjen “Pazar i Vjetër”, Gjirokastër, në ambientet e lokalit të shtetasit A. M., 65 vjeç, banues Gjirokastër, ka marrë flakë një frigorifer. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale.
Menjëherë, në vendngjarje shkuan shërbimet e Zjarrfikëses dhe të Policisë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti teknik.
AdvertisementNë vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.